“Debbie” godet Australinë, një i vdekur dhe 25 mijë të evakuuar
Një ciklon i kategorisë së katërt, më i madhi që godet Australinë.....

Një ciklon i kategorisë së katërt, më i madhi që godet Australinë prej vitesh të tëra, është përplasur në brigjet verilindore të saj me erëra që mbërrijnë shpejtësinë maksimale të 263 kilometrave për orë.
“Debbie” ka detyruar evakuimin e 25.000 personave, ka lënë që tani 45.000 shtëpi pa energji elektrike dhe shumë ndërtesa të dëmtuara, edhe pse është shumë herët për të bërë një bilanc.
“Debbie” është cilësuar si cikloni më shkatërrimtar për Queenslandin, që prej vitit 2011.
Stuhia ka sjellë me vete shira të rrëmbyer, që të kombinuar me një dallgë të rrezikshme batice, mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha.
Moti i keq i ka kushtuar deri tani jetën një 31-vjeçareje, e cila vdiq në një aksident rrugor.
