Meksikë, zbulohet një varr masiv me 45 trupa

28.03.2017 15:11

Një varr masiv me 45 trupa në fazë të thellë dekompozimi është zbuluar në Morelos të Meksikës....

Një varr masiv me 45 trupa në fazë të thellë dekompozimi është zbuluar në Morelos të Meksikës. Autoritetet thonë se mund të ketë edhe trupa të tjerë, por nuk kanë njerëz për të kërkuar.

Madje, nuk ka asnjë strategji të qartë për identifikimin e viktimave. Familjarët e meksikanëve të zhdukur në këtë zonë muajt e fundit kanë ardhur për të parë mbetjet trupore, me shpresën se mund të mësojnë ndonjë gjë për të afërmit e zhdukur prej kohësh.

Morelos është zona me numrin më të madh të rasteve të kidnapimit në Meksikë. Vitin e kaluar, pranë të njëjtës zonë u gjet një tjetër varr masim me më shumë se 100 trupa.