Vonesa e pagesës së subvencioneve, Ministria e Bujqësisë: Paguhen në kohë
Ministria e Bujqësisë hedh poshtë akuzat se ka vonesa në pagesën e subvencioneve....

Ministria e Bujqësisë hedh poshtë akuzat se ka vonesa në pagesën e subvencioneve, madje bujqve nuk u paguhet shuma e plotë.
Çdo vit bujqit i marrin 100 milionë eurot e planifikuara dhe shumat paguhen në kohë dhe të plota, thonë nga Ministria e resorit.
Në 2014, janë paguar 6.4 milionë denarë, apo 98.88 për qind e mjeteve të planifikuara. Në programin për 2015 janë paguar 6.3 miliardë denarë, pra është realizuar 97.26% e planifikimit.
Në 2016 janë paguar 5 miliardë e 500 milionë denarë, apo është realizuar 97.83%. Ministria pranon se ka pasur vonesa në pagesë gjatë 2015-s për shkak të masave plotësuese që u morën për tejkalimin e gjendjes në tregun e prodhimeve bujqësore. 100 milionë euro janë planifikuar edhe për 2017-n, por nuk mund të paguhen për momentin për shkak të interpretimeve të ndryshme të Kodit Zgjedhor.
Por, pas mendimit pozitiv të Komisionit anti-korrupsion, pagesa do të vazhdojë në rregull, thonë nga kjo ministri, duke përkujtuar se për shkak të faktit që pagesa bëhet për vitin e prodhimit, subvencionet për 2016-n do të paguhen më së voni deri më 30 qershor të këtij viti.
