Këshilli gjyqësor vendosi: Gjykatësit në mars 10% më shumë rrogë

28.03.2017 15:38

Këshilli gjyqësor, në një seancë urgjente solli rregulloren e re.....

Këshilli gjyqësor, në një seancë urgjente solli rregulloren e re për shtesat në pagesën e gjykatësve.

Sipas kësaj rregulloreje, gjykatësit dhe administratat gjyqësore në mars rrogat do t’i marrin me një shtesë prej 10%.

Sipas kreut të Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhoskit, shpejtësia e marrjes së këtij vendimi ka të bëjë me afatin kohor, pra për t’i dhënë mundësi përllogaritjes së pagave të marsit bashkë me shtesën.

Shpejtësia e marrjes së këtij vendimi vjen pas revoltës së gjykatësve, të cilët kërkuan që edhe rrogat e tyre të rriten, njësoj siç u rritën rrogat e prokurorëve në shkurt. Ligji kap 3000 persona, prej të cilëve 560 janë gjykatës. Por, nuk dihet sa para janë planifikuar për këtë rritje rrogash në buxhetin e gjykatave.

Ligji për rritjen e pagave të gjykatësve deri në 35% është miratuar në 2015-n, por asnjëherë nuk është zbatuar. Rroga mesatare e gjykatësve varion nga 50 deri në 70 mijë denarë.