CEFE-Maqedoni, mësim sipërmarrësie për të rinjtë

28.03.2017 16:41

Për t’i ndihmuar të rinjtë nga mosha 19 deri në 30 vjeç që të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse....

Për t’i ndihmuar të rinjtë nga mosha 19 deri në 30 vjeç që të zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe të njoftohen me aftësitë e tyre profesionale nga sektori i biznesit, me financim të BE-së, përmes programit Erazmus +, do të realizohet projekti “Mësim sipërmarrësie për të rinjtë”, njofton TVM2.

Projektin do ta zbatonë Shoqata e qytetarëve CEFE-Maqedoni në partneritet me CRYSTALCLEARSOFT nga Greqia dhe “Sprijan si Dezvolatare” nga Rumania. Nëpërmjet këtij projekti, të rinjtë do të informohet rreth njohurive të menaxhimit organizativ, logjistikës, menaxhimit financiar, sektorit të prodhimit dhe shërbimeve.

“Kultura sipërmarrëse e të rinjve në Ballkan është në nivel të ulët, edhe pse kanë ide brilante, mungon edukimi i aftësive sipërmarrëse që të përpilohet një biznes-plan dhe ai biznes-plan të zhvillohet në biznes, dhe për atë kemi bërë një projekt ku të rinjve nga mosha 19-30 vjeçare do të t’u mundësojmë një pako të mjeteve dhe trajnimeve që ta realizojnë idenë e tyre në biznes”,- deklaroi Jovan Staleveski nga Shoqatë Qytetare CEFE-Maqedoni.

Pjesëmarrësit vlerësojnë se kjo ndihmë është shumë e rëndësishme, e cila u ndihmon në zhvillimin e bizneseve të tyre.

“Ndihma institucionale është e një rëndësie të veçantë për bizneset, sepse për një biznes që të zhvillohet duhet në kontinuitet të mësohet, për shkak se koha ka ndryshuar dhe duhet njohuri të reja, aftësi të reja, biznese të reja, për atë arsye duhet investuar në aftësitë të cilat më pas do të sjellin biznese të suksesshme”,- u shpreh Juliana Ristova nga Studio Web Grafik Dizajn.

Gjatë realizimit të projektit është parashikuar të krijohet edhe akademi e sipërmarrësisë, ku do të përfshihen 60 të rinj, nga 20 të rinj nga Maqedonia, Rumania dhe Greqi. (Gazmend Kurtishi, TVM2)