Maqedoni

VMRO-DPMNE propozon udhërrëfyes për dalje nga kriza

28.03.2017 18:12

VMRO-DPMNE prezantoi edhe një udhërrëfyes për dalje nga kriza e tanishme politike, por edhe nga kriza të ardhshme politike...

VMRO-DPMNE prezantoi edhe një udhërrëfyes për dalje nga kriza e tanishme politike, por edhe nga kriza të ardhshme politike, siç tha Antonio Milloshovski nga kjo parti, duke u udhëhequr nga parimi i Republikës Unitare të Maqedonisë.
 
Nga partia e Gruevskit propozojnë krijimin e marrëveshjes mbipartiake për çdo zgjidhje të ardhshme parimore të dallimeve të brendshme, në kuadër vetëm të institucioneve të shtetit, pa ndërhyrje nga jashtë.
 
“Bashkërisht të hedhim poshtë plane dhe platforma ose agjenda të cilat janë jashtë rregullimit tonë kushtetues, ose janë në kundërshtim me interesat strategjike-shtetërore të Maqedonisë, ose me fjalë tjera bashkërisht  të krijojmë plane, platforma dhe agjenda të cilat janë në interes të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë dhe interesat strategjike të shtetit. Dënim për çdo secilin revizionizëm indirekt të Marrëveshjes së Ohrit, e cila tërësisht gjendet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe rregullimin tonë. Është e domosdoshme të harmonizohemi nëse rëndësia e praktikës politike për koalicionim të fituesit me fituesin është faktor i stabilitetit shtesë në shtet, nëse si e tillë duhet të ekzistojë ose hidhet poshtë tani dhe në të ardhmen”,- deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE. 
 
VMRO-DPMNE propozon që faktorët politikë të arrijnë marrëveshje edhe nëse gjatë konstituimit të Kuvendit, përbërjes së tanishme, ose çdo të ardhmeje pozita kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë logjikisht do t’i takonte koalicionit politik, ose partisë që ka fituar në zgjedhje, ose duhet të jetë lëndë e mbivotimit?!
 
Do të nevojitet marrëveshje, sipas udhërrëfyesit të VMRO-DPMNE-së, siç tha Milloshoski, edhe për çështjen nëse prioritet kulmor në këtë moment mbetet stabilizimi i vendit, institucioneve, ekonomisë dhe reformave europiane për eurointegrime, si fuqi bashkuese për të gjithë qytetarët, ose megjithatë të gjitha këto prioritete duhet të këmbehen me ridefinimin e marrëdhënieve mes bashkësive dhe organizimit shtetëror të Republikës së Maqedonisë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI