Maqedoni
Shoqata e Juristëve të Rinj: qytetarët, të diskriminuar në disa baza
28.03.2017 18:21
Qytetarët e vendit diskriminohen në bazë etnike dhe politike, në mosofrimin e ndihmës mjekësore në paraburgim dhe burgje...

Qytetarët e vendit diskriminohen në bazë etnike dhe politike, në mosofrimin e ndihmës mjekësore në paraburgim dhe burgje, diskriminimi i romëve gjatë udhëtimeve jashtë vendit, si dhe diskriminimi i grave shtatzëna gjatë punësimeve.
Këto janë disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Maqedoni të konstatuara në raportin e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, që ka të bëjë me efikasitetin e mbrojtjes juridike në vend gjatë vitit 2016.
Nga kjo shoqatë theksojnë se këta njerëz ballafaqohen me vështirësi për të dëshmuar diskriminimin, paqartësitë gjatë procedurave dhe me shpenzime të larta gjyqësore.
“Qytetarët nuk shprehin pakënaqësi sa i përket të drejtave që u shkelen vetëm pse kanë marrë pjesë, ose kanë shfrytëzuar të drejtën e pjesëmarrjes në tubime publike të ndonjë partie të caktuar politike, ose kanë shprehur privatisht bindjen e tyre politike”,- deklaroi avokati, Llazar Sandev.
Përmes kapaciteteve të avokatëve dhe juristëve të rinj, projekti mundëson mbrojtje juridike të personave të cilët konsiderojnë se të drejtat e tyre njerëzore janë shkelur me qëllim të vendosjes së praktikës adekuate rreth kësaj çështje.
REJHANE BUSHI-METAJ
