Maqedoni

Flekenshtajn: askush në BE nuk e mbështet këtë politikë të Gruevskit

28.03.2017 18:34

Eurodeputeti, Knut Flekenshtajn, shprehet i dëshpëruar prej ngjarjeve në Maqedoni...

Në debatin “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, deputeti i radhëve të socialdemokratëve europianë Flekenshtajn, si pjesë e treshes së eurodeputetëve që ndërmjetëson për qetësimin e tensioneve politike në Maqedoni, kërkoi edhe sanksione për individë nga Maqedonia, ndërsa porositi që Bashkimi Europian të angazhohet në zgjidhjen e krizës politike afatgjate të Maqedonisë.
 
“Nëse ka koalicion të ndërtuar me 67 deputetë, atëherë ata duhet të kenë mundësi të formojnë qeveri. Ndërsa, nëse një gjë e tillë nuk funksionon, atëherë do të sugjerojë të votohet për të tjerët radhës tjetër. Siç e dini, VMRO nuk dëshiron të tërhiqet. Prandaj, unë mendoj se votuesit duhet ta dinë se askush në BE, madje as në partitë e djathta europiane, nuk e mbështet këtë politikë të Gruevskit. Votuesit duhet ta dinë se nuk është çështja për të majtën apo të djathtën, çështja është për demokracinë”,- porositi Flenkenshtajn.
 
Në debatin e sotëm të Parlamentit Europain në Bruksel mori pjesë edhe eurodeputeti i Partisë Popullore Europiane, Eduard Kukan, i cili e dënoi “retorikën e polarizuar prej disa vendeve të BE-së në Ballkan” dhe porositi se edhe BE-ja duhet të bëjë diçka për Ballkanin jo vetëm të kërkojë prej tij.