Botë

Arrestohet një burrë me pako të dyshimtë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë

28.03.2017 22:03

Zëdhënësja e Shërbimit sekret të SHBA-së deklaroi se është arrestuar një person nën dyshim se është i lidhur me një pako të dyshimtë...

Zëdhënësja e Shërbimit sekret të SHBA-së deklaroi se është arrestuar një person nën dyshim se është i lidhur me një pako të dyshimtë të gjetur në hapësirën e Shtëpisë së Bardhë. 
 
Shërbimi sekret amerikan e heton pakon e dyshimtë të gjetur para Shtëpisë së Bardhë.
 
Për shkak të pakos së dyshimtë, rrugët rreth Shtëpisë së Bardhë janë mbyllur.
 
En-Bi-Si njuz njoftoi se oborri verior i Shtëpisë së Bardhë u evakuua.
 
Nuk ka informata për përmbajtjen e pakos./mia