Vazhdon seanca konstituive e kuvendit
29.03.2017 09:40
Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstituive për zgjedhjen e kryetarit.....

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstituive për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Seanca, siç u dakorduan dje përfaqësuesit e partive parlamentare, do të vazhdojë në orën 11:00, me debat për Komisionin për zgjedhjet dhe emërimet, që ka filluar pardje.
Në rend dite të seancës duhet të zgjidhet edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë.
