Fushatë për jetë më cilësore të personave me nevoja të veçanta

29.03.2017 09:57

Fondacioni për zhvillim ekonomik afatgjatë PREDA Plus...

Fondacioni për zhvillim ekonomik afatgjatë PREDA Plus dhe Shoqatat e studentëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta nga Shkupi fillojnë fushatën me temë “Nevoja e veprimtarisë së përbashkët për një jetë më të mirë dhe më cilësore të personave me nevoja të veçanta”.

Kjo fushatë përfaqësuese është pjesë e aktiviteteve të projektit ‘Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave për ndihmë të personave me nevoja të veçanta në Maqedoni’, me përkrahje financiare me grant nga Programi kombëtar i BE-së për ndihmë gjtë tranzicionit dhe ristrukturimit institucional 2011 Instrument për ndihmë parainkuadruese (IPA), njofton AIM.

Ky aktivitet është pjesë e gjashtë fushatave nën moton ‘Për të mirën e secilit’.