Forum "Perspektivat evropiane të vetëqeverisjes lokale"
Forum i titulluar "Perspektivat evropiane të vetëqeverisjes lokale"....

Forum i titulluar "Perspektivat evropiane të vetëqeverisjes lokale" do të mbahet sot në Manastir në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Asociacionit evropian për demokraci lokale ALDA, në suaza të Programit për bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Normandisë.
Forumin do ta hapë ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi, ndërsa do të marrin pjesë anëtarë të këshillave komunale, nëpunës shtetërorë të cilët punojnë në komunat, përfaqësues nga Qendrat për zhvillim rajonal dhe organizata civile. "Qëllimi i këtij takimi treditor është të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane, me përqendrim në rolin e vetëqeverisjes lokale", informojnë organizatorët.
Në pajtim me Programin, janë paraparë prezantime, debate të hapura, këmbim i përvojave dhe seminare. (mia.mk)
