Tërmet i fuqishëm në gadishullin Kamchatka

29.03.2017 11:34

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.6 Rihter e ka goditur sot gadishullin Kamchatka....

Një tërmet i fuqishëm i shkallës 6.6 Rihter e ka goditur sot gadishullin Kamchatka, larg bregdetit lindor të Rusisë.

Qendrat monitoruese të Rusisë kanë thënë për agjencinë e lajmeve “TASS” se ka mundësi që të ketë tsunami të rreth 1.5m.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 22.8km sot rreth orës 6 të mëngjesit.