Australi, cikloni “Debbie” lë pas shkatërrim
Australia ka angazhuar edhe ushtrinë në ndihmë të punonjësve të skuadrave të emergjencave.....

Australia ka angazhuar edhe ushtrinë në ndihmë të punonjësve të skuadrave të emergjencave, që i janë drejtuar zonave të goditura më rëndë nga cikloni “Debbie” të mërkurën, por që po pengohen nga pemët e rrëzuara, përmbytja e fushave të kallamsheqerit dhe dëmtimet e tjera të konsiderueshme në zonat bregdetare. Fatmirësisht, zyrtarët nuk raportojnë viktima.
Cikloni “Debbie” la pas një varg shkatërrimi në të gjithë Australinë verilindore, si një stuhi e kategorisë së katërt, një shkallë më poshtë stuhisë më të rrezikshme, por humbi fuqi gradualisht gjatë natës, duke u shndërruar në një stuhi tropikale. Mijëra vetë u strehuan nëpër vendqëndrime të posaçme, ndërsa resortet turistike bashkë me barrierën e madhe koralore dhe zonat bregdetare të kontinentit u përplasën me erëra që kapnin një shpejtësi prej më shumë se 260 km në orë, ndërkohë që u zgjuan në mëngjes duke gjetur rrugët e mbushura me rrënoja.
Kryeministrja e shtetit të Queenslandit tha se zona e goditur më rëndë ishte bregu i Whitsunday Islands, rreth 900 km në veriperëndim të kryeqytetit Brisbane, ku cikloni preku fillimisht tokën.
