Irak, shtatë muaj tortura, ja si trajnohen fëmijët për t’u bërë pjesë e ISIS-it

29.03.2017 13:27

Celulat e “Shtetit Islamik” janë shtrirë edhe tek fëmijët....

Celulat e “Shtetit Islamik” janë shtrirë edhe tek fëmijët.

Rrjeti “Sky News” në Britani ka arritur të marrë një dëshmi në një qendër të ndaluar burgimi në Irbil të Irakut, që është nën kontroll të autoriteteve kurde. Aty ndodhen 236 fëmijë të cilët janë trajnuar nga militantët e “Shtetit Islamik”, e më pas janë larguar, kapur ose kanë arritur të lirohen dhe të arratisen.

Qui Mahmood, 12 vjeç, i cili kishte vendosur t’i bashkohet ISIS-it në këmbim të premtimit për të marrë një makinë, një grua dhe armë, tregon se çfarë ofronte trajnimi, i cili zgjaste 6-7 muaj.

Djali tregon se në burgjet e ISIS-it e kanë rrahur, torturuar duke mos i dhënë as ushqim dhe ujë.