Somalia në krizë për ujë dhe ushqim, banorët me apele të dëshpëruara për ndihmë
Abdullah Muhamed është një 13 vjeçar somalez....

Abdullah Muhamed është një 13 vjeçar somalez. Si të gjithë njerëzit e tjerë në vendin e tij, ai ka dy preokupime jetësore, mungesën e ujit dhe ushqimit.
Qyteti në veri të Somalisë ku jeton ai është ndër katër vendet ku uria është problemi thelbësor. Reshjet e shiut kanë munguar me vite në këtë vend dhe kjo vështirëson gjetjen e ujit. Pusi i qytetit tanimë plotësisht është i tharë.
“S’ka rënë, shi për disa vjet me radhë ka, uji vjen nga shiu. Pasi që nuk ka ujë, ne nuk kemi asgjë për të pirë. Pa ujë, ne mbesim edhe pa ushqim dhe njerëzit do të vdesin. Nëse s’do të ketë ujë më kurrë ne do të mbesim pa bagëti”,- tha Abdullah Muhamed.
Dikur, familja e Abdullahit kishin 100 dhi dhe dele, por gjatë muajve të fundit pothuajse të gjitha kafshët kanë ngordhur nga uria dhe etja. Ai së bashku me gjyshen jeton në një kasolle të vogël ku kanë siguruar një sasi të vogël të ujit sa për të jetuar, ndërsa më pas jeta e tyre mbetet në duart e fatit.
“Ky është uji të cilin e kemi marrë nga organizatat humanitare, të cilin e sjellin nga vendet e tjera. Nëpërmjet autoboteve, uji sillet deri këtu e më pas u shpërndahet njerëzve. Unë kam nevojë për rreth tre litra ujë në ditë, për pije, larje të rrobave, si dhe pastrimin e vetes”,- u shpreh Abdullah Muhamed.
Abdullah kërkon shumë pak nga jeta, ujë pa të cilin nuk mund të mbijetojë. U apelon organizatave ndërkombëtare të sjellin ujë dhe ushqim sa më shpejt në këtë vend dhe të ndihmojnë popullatën, e cila çdo ditë po vdes. (Leunora Kaliqi, TVM2)
