Maqedoni

Rasti “Trust”, PPS s’lejon shfuqizimin e paraburgimit për Koçanin

29.03.2017 16:19

Prokuroria Publike Speciale e tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së parashtruar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë...

Prokuroria Publike Speciale e tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së parashtruar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, drejtuar Gjykatës Supreme, për paraburgimin e Sead Koçan, i dyshuar i parë në rastin "Trust" të PPS-së.
 
"Unë si prokurore publike jam jashtëzakonisht kompetente të veproj rreth lëndëve të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së komunikimeve në të gjitha instancat gjyqësore. Për këtë shkak, sot me parashtresë drejtuar Gjykatës Supreme të RM-së, e tërhoqa kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë parashtruar nga Prokuroria Publike e RM-së",- tha prokurorja speciale publike, Katica Janeva.
 
Prokuroria Publike të hënën dorëzoi kërkesë deri tek Gjykata Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë, duke kërkuar që Gjykata t’i shfuqizojë vendimet për paraburgimin e Sead Koçanit, të cilat i solli Gjykata Penale dhe ajo e Apelit. Përmes shkresës së dorëzuar deri tek Apeli, kryeprokurori Zvërlevski bëri të ditur që lënda duhet të dërgohet për vendimmarrje të sërishme.
 
REJHANE BUSHI-METAJ