Maqedoni

VMRO kundër Platformës, kërkon zgjedhje. Partitë shqiptare: mjaft e keqpërdorët deklaratën!

29.03.2017 17:30

Deputetët vazhdojnë të ngulfasin seancën konstituive me fjalime dhe procedurale të paqena, ndërkaq kryesuesi me seancën, Trajko Veljanovski, e lejon një gjë të tillë...

Deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e kushtëzojnë zhbllokimin e seancës me dakordim për zgjedhje të reja të parakohshme, ku sipas tyre do t’u jepej mundësi votuesve që ta mbështesin ose hedhin poshtë të ashtuquajturën “Platformë të Tiranës”.
 
“Dilni në zgjedhje, nëse fitoni, Ju them në emër të VMRO-së, absolutisht askush, askush nuk do t’ju kundërvihet në realizimin e asaj që e keni premtuar para qytetarëve. Këtë që po realizoni, nuk e keni premtuar, nuk keni fituar në zgjedhje dhe dëshironi ta ndryshoni rregullimin e tërësishëm të RM-së”,- u shpreh Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.
 
Mirëpo, LSDM thonë se Platforma fillimisht është pranuar nga VMRO-DPMNE gjatë bisedimeve që zhvilloi mandatari Gruevski.
 
Shumica e re parlamentare kërkon zhbllokimin e seancës konstituive që në seancën e radhës të mund të vihet të rend dite propozimi i VMRO-së për zgjedhje të reja.    
 
“Përse e heshtni faktin se Nikolla Gruevski mori mandat në kundërshtim me Kushtetutën nga Ivanov dhe me mandat antikushtetues bisedoi me BDI-në për Platformën, 20 ditë, dhe e pranoi Platformën. Këtë ua tha z.Ademi nga BDI. D.m.th. Gruevski e pranoi Platformën dhe nuk u pajtua vetëm për PPS-në”,- theksoi Tomisllav Tuntev nga LSDM.
 
Edhe deputetë shqiptar dënuan menaxhimin e keq të seancës nga kryesuesi Veljanovski dhe keqpërdorimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare nga ana e VMRO DPMNE-së, edhepse ajo nuk është cështje për diskutim në këtë seancë.      
    
“Unë do të doja të diskutohet për komisionin dhe Ilija Dimoski të mos vijë të shesë përralla, të hap tema të paqena , por le të jap biografinë e tij që të dijnë këto deputetë a ta votojnë apo jo. Të flitet për anëtarët e komisionit që janë atje dhe nëse doni këtu i keni të gjitha numrat që të propozoni edhe rend dite tjetër në mënyrë që të diskutohet për të gjithë temat tjera”, shprehet Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarët
 
“Po të ishte kjo deklaratë e Tiranës, ne sot nuk do të bisedonim në këtë Parlament, por ju si parti maqedone do ishit të detyruar të bisedonit me Edi Ramën. Dilemat duhet të hiqen dhe të mos bëhen poena politike ditore, mos ngriten tensioned mes dy etniteteve shumicë që e përbëjnë këtë vend, kjo është program dhe platformë e partive politike shqiptare”, shprehet deputeti i BDI-së, Ejup Halimi. 
 
“Fakti që ka kaq shumë vërrejtje procedurale, flet për suksesin me të cilën e mban mbëledhjen z. Veljanovski dhe kjo nuk është lajm i keq vetëm për tëp or është lajm i keq për të gjithë qytetarët e Maqedonisë se në çfarë mënyre sot udhëhiqet ky kuvend i popullit”, shprehet Zeqerija Ibrahimi nga Lëvizja Besa.
 
Ngërçi në Kuvend vazhdon edhepse partitë politike, gjatë koordinimit për vazhdimin e seancës, ranë dakord rreth proporcioneve dhe përpërjes në Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ndërsa shumica e re parlamentare ka parashtruar propozimin e përbashkët për kryetar Kuvendi.
 
SHPËTIM NUREDINI