“Bombat” e opozitës, Kushtetuesja shtyn për dy javë debatin

29.03.2017 17:38

Gjykata Kushtetuese nuk vendosi dot sot për rishikimin e iniciativës...

Gjykata Kushtetuese nuk vendosi dot sot për rishikimin e iniciativës për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike.

Debati rreth “bombave” të opozitës do të mbahet pas dy javësh, pasi gjykatësit nuk ia dolën dot, siç thanë, të përballojnë volumin e madh të materialeve. Iniciativa për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij neni të ngritur në vitin 2015, në të njëjtin vit kur LSDM filloi publikimin e përgjimeve nga përgjimet e paligjshme në ndjekjen e komunikimeve të ashtuquajtura “bomba”.

Në iniciativë është i kontestueshëm neni 175, ose më saktë 10 pikat e këtij neni.

Neni 175 i Ligjit për komunikime elektronike thotë se operatorët janë të detyruar të sigurojnë kushte teknike për të monitoruar komunikimet në rrjetet e tyre në pajtim me ndjekjen e komunikimeve.