Trajnim për të rinjtë në sferën informatike
Me qëllim të informimit sa më tepër të të rinjve për mundësitë e plotësimit të sivive dhe për të gjetur punë jashtë vendit, jo për të migruar, por për të punuar nëpërmjet internetit, është qëllimi i trajnimit të organizuar nga “Microsoft-Maqedoni”, Qendra për Informim dhe Ministria e Ekonomisë....

Me qëllim të informimit sa më tepër të të rinjve për mundësitë e plotësimit të sivive dhe për të gjetur punë jashtë vendit, jo për të migruar, por për të punuar nëpërmjet internetit, është qëllimi i trajnimit të organizuar nga “Microsoft-Maqedoni”, Qendra për Informim dhe Ministria e Ekonomisë.
Në trajnim përfshihen studentët më të mire të universiteteve publike dhe private në vend dhe të rinjtë të papunësuar. Me këtë rast, ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini, tha se në Maqedoni përqindja e të papunësuarve është diku rreth 25.6% dhe gjysma e kësaj përqindje janë të rinj, megjithëse vetëm në Agjencionin për Punësim ka diku rreth 4 mijë deri në 5 mijë vende të lira të punës, ku të rinjtë nuk aplikojnë.
“Ky është një problem kronik i ekonomisë së vendit dhe mund të shohim se të rinjtë kërkojnë ndonjë punë më atraktive dhe ndonjë rrogë e cila për ata do të ishte më atraktive. Ne po punojmë që për ta të sigurojmë vende pune, ndërsa tjetrën duhet ta bëjnë vet ata, duhet të punojnë, të jenë sa më konkurrent, të dëshmojnë aftësitë e tyre, të cilat do t’i marrim në këto trajnime dhe të kërkojnë që në të ardhmen nga një nivel i rrogës, të kalojnë në nivel tjetër”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini.
Po ashtu Saraçini përkujtoi mundësinë për shfrytëzimin e programit të Ministrisë së Ekonomisë, për subvencione prej 5 mijë eurosh, për të rinjtë të cilët kanë ide për të bërë biznes. Po ashtu edhe drejtori gjeneral i “Microsoft-Maqedoni”, Stefan Plavjanski, tha se ideja themelore e programit të prezantuar, sot është sjellja e njohurive për teknologjinë, dituri, aftësi dhe përvojë, e cila do t’u shërbejë të rinjve, që të mund ta shfrytëzojnë kapacitetin e tyre, që të gjejnë punë ose pasi që gjatë trajnimit dyditorë do të prezantohen programe që do t’u ndihmojnë që të gjejnë punë ose të hapin biznesin e tyre. (Gyltene Sinani, TVM2)
