Maqedoni

Berlini thirrje Ivanovit: mandato shumicën parlamentare

29.03.2017 18:52

Berlini i kërkon prerazi Gjorge Ivanovit që t’ia dorëzojë menjëherë mandatin shumicës parlamentare dhe t’i japë fund krizës në Maqedoni...

Mediat vendase citojnë ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, që i ka kërkuar presidentit Ivanov zgjidhjen e ngërçit të tejzgjatur.  

“Ekziston shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, e cila buron nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Shkalla e pasigurisë me të cilën përballet vendi aktualisht, zgjon emocione të vjetra, ndaj përbën dhe një rrezik madhor. Kjo është arsyeja përse ne angazhohemi për kapërcimin e krizave në Ballkan, e veçanërisht në Maqedoni. Qëllimi është të shtohet kujdesi për krijimin e një bashkëjetese paqësore dhe demokratike”,- ka qenë deklarata e Gabrielit.

Shqetësimet mbi gjendjen në Ballkanin Perëndimor përbëjnë boshtin e bisedimeve të tij me homologun spanjoll, Alfonso Dastis, në Berlin.