Ivanov do të udhtoj për Turqi

30.03.2017 12:28

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov prej datës 4 deri më 6 prill do të qëndroj për vizitë në Turqi....

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov prej datës 4 deri më 6 prill do të qëndroj për vizitë në Turqi, ku do të merr pjesë në samitin e 20-të Euroaziatik.

Në samitin janë të ftuar edhe presidenti i Shqipërisë- Bujar Nishani, Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Stipe Mesiq i Kroacisë, si dhe përfaqësues të Bosnjës, Moldavisë, Rumanisë, Azerbajxhanit, Afganistanit, Kosovës dhe vende tjera.

Ivanov më tre prill do të duhet të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk, i cili do të udhëtoj në Shkup për të dërguar porosi nga Këshilli Evropian në lidhje me perspektivat evropiane tërë rajonit.