Menduh Thaçi, takon ambasadorin polak, Multanowski

30.03.2017 13:17

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë....

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me ambasadorin e Polonisë në vend, Jacek Multanowski.

Në takim u bisedua për situatën aktuale, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe pikëpamjet e PDSh-së për daljen nga kriza politike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik. 

Thaçi shprehu brengosjen për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike, si dhe për ngecjen e proceseve integruese, duke kritikuar politikat virtuale dhe teatrin nacional që po zhvillohet kohëve të fundit me të cilat Partia Demokratike Shqiptare nuk pajtohet.

Thaçi theksoi se PDSh tashmë dëshmoi se është opozitë e vërtetë dhe se nuk do të marrë pjesë në këtë teatër politik me të cilin nuk zgjidhen problemet në vend, por do të mbështesë çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reforma të mirëfillta, si dhe me proceset integruese të vendit.