Teksas, përplaset autobusi, 13 të vdekur

30.03.2017 14:18

Të paktën 13 persona të moshuar kanë humbur jetën....

Të paktën 13 persona të moshuar kanë humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën nga një aksident në Teksas.

Në aksidentin e ndodhur pranë Garner State Park është përfshirë një minibus kishe dhe një kamionçinë. Në minibus ishin duke udhëtuar anëtarë të lartë të kishës "First Baptist Church of Nev Braunfels".

Shkaqet e aksidentin nuk janë bërë të ditura akoma, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

“Keqardhje e madhe për viktimat dhe familjarët e personave të përfshirë në këtë aksident tragjik”,- u shpreh guvernatori i Texasit, Greg Abbot.