Franca dekoron Arifin me urdhërin e “Oficerit të Urdhërit Kombëtar të Meritës”
30.03.2017 15:07
Ambasadori i Francës, Christian Thimonier, në emër të Presidentit të Republikës së Francës....

Ambasadori i Francës, Christian Thimonier, në emër të Presidentit të Republikës së Francës, i dorëzoi kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, titullin e Oficerit të Urdhërit Kombëtar të Meritës.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se ”Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, ish-zëvendëskryeministre për Çështje Evropiane, frankofone dhe frankofile, nderohet me këtë dekoratë të rëndësishme franceze për kontributin e saj të veçantë në favor të zhvillimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe proceseve integruese europiane të Maqedonisë.
