Timonie: Dëgjoni qytetarët, dilni nga kriza, bota nuk pret
Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie, porositi politikanët të dëgjojnë zërin e qytetarëve....

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie, porositi politikanët të dëgjojnë zërin e qytetarëve e të zgjidhin sa më shpejt krizën politike, njofton TVM2.
Ne jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë në qasjen deri tek fondet e BE-së, por për këtë duhet që institucionet dhe qeveria të funksionojnë, thotë Timonie. Ai rikujton se bashkësisë ndërkombëtare i ka humbur durimi.
“Situata politike në Maqedoni momentalisht u ngjan një pllake të gravuar dhe nuk dëshiroj që të shtoj edhe një pllakë të gravuar në atë që tashmë është. Dëshiroj që të dilet sa më shpejt nga kjo gjendje, sepse qytetari i Maqedonisë dëshiron të shohë dalje nga kjo situatë, sepse bota nuk pret. Ambasada franceze ka bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin për Çështje Europiane dhe Franca ka emëruar ekspert teknik, i cili punon në kuadër të Sekretariatit për çështje europiane, që të ndihmojë për shfrytëzimin akoma më të madh dhe qasje deri në fondet e BE-së. Për këtë është e nevojshme një qeveri e cila do të zbatojë dinamikën e nevojshme, ndërsa zbrazëtira administrative, e cila ekziston momentalisht, nuk ndihmon në këtë drejtim”,- deklaroi ambasadori i Francës në RM, Kristian Timonie.
