Maqedoni

Konferencë rajonale “Financimi i Arsimit të lartë: Zbatimi i vizionit strategjik”

30.03.2017 16:13

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu mori pjesë në Konferencën rajonale “Financimi i Arsimit të lartë: Zbatimi i vizionit strategjik”...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu mori pjesë në Konferencën rajonale “Financimi i Arsimit të lartë: Zbatimi i vizionit strategjik”, që u mbajt  në Kotor, Mal të Zi, e organizuar nga Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi.
 
Qëllimi i kësaj konference është që ta bëjë më të lehtë shkëmbimin e njohurive në mesin e zyrtarëve të lartë të qeverive te shteteve te ndryshme mbi te rejat e fundit dhe praktikat premtuese për përafrimin e strategjive të financimit të arsimit të lartë me objektiva specifike të politikës.
 
Në këtë Konferencë morrën pjesë edhe përfaqësues nga ministritë e Arsimit dhe Financave nga Bosna dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Gjeorgjia, Letonia dhe Ukraina, ku diskutimet ishin të përqëndruara në qasjet e implementimit dhe mësimet e nxjerra nga përvoja e jetës reale.
 
Ministri Lutfiu theksoi se opcioni kyç strategjik i miratuar nga Maqedonia për tranzitimin në një trajektor të rritjes ekonomike më të lartë është që të zhvillohet një sektor më kompetitiv dhe sektor për sipërmarrjet e orientuara kah eksporti.
 
“Në mbështetje të kësaj strategjie, sektori i arsimit të lartë duhet të transformojë veten dhe të rrit perfomancën e tij. Mobilizimi i sasisë së duhur të resurseve dhe ndërtimi i një modeli të shpërndarjes moderne të resurseve janë  prioritetet të cilat do  të mundësojnë nivelin e nevojshëm të  resurseve dhe përpjekjet e duhura për promovimin e novacionit dhe performancës së lartë në mesin e institucioneve  të arsimit të lartë”, potencoi Luftiu .
 
Duke u bazuar në mwismet qw  burojnë nga evoluimi i mekanizmave të financimit në shtetet e OECD ne dekadën e kaluar ne jemi në ndjekje të modelit adekuat për alokimin e mjeteve për arsimin e lartë në Maqedoni që do të reflektonte tetë parimet udhëzuese në vijim:   
 
(i) Renditje të ngushtë me prioritetet kombëtare, 
(ii) Lidhje eksplicite me performancën,
(iii) Barazi midis të gjitha grupeve të popullatës, 
(iv) Konzistencë dhe kompatibilitet midis instrumenteve të ndryshme të financimit  
(v) Objektivitet dhe transparencë në procesin e alokimit dhe kritereve, 
(vi) Stabilitet gjatë kalim të kohës, dhe autonomi institucionale dhe llogaridhënie.
 
“Sfida kryesore e reformave financuese të planifikuara, është që të lehtësojë adaptimin e praktikave të mira ndërkombëtare që kanë për qëllim të shtyjnë performancën dhe të sjellin sjellje të reja në të gjitha aspektet e sistemit të lartë arsimor”, përfundoi ministri Lutfiu.