MAQEDONI

Ekspertët: Ndarja ndëretnike e zmadhuar

21.05.2014 18:11

Duke u referuar edhe në ngjarjen e fundit në lagjen Gjorçe Pretrov, profesori universitar, Osman Kadriu, vlerëson se nuk është mirë që çdo vepër dhe çdo krim të kualifikohet si terrorizëm, pasi terrorizmi në ç’do shtet dhe në Maqedoni, konform kodit penal, i takon grepit të veprave të rënda të Shtetit dhe kundër Shtetit...........

Cilësimi dhe ngatërrimi i krimit me terrorizmin nga një grup i caktuar i qytetarëve në Maqedoni, sipas ekspertëve politik dhe atyre juridik, në Maqedoni ndodh si rezultat i theksimit të zmadhua të ndarjes ndëretnike të shoqërisë dhe mostrajtimit të marrëdhënieve ndëretnike nga ana e politikës.

Duke u referuar edhe në ngjarjen e fundit në lagjen Gjorçe Pretrov, profesori universitar, Osman Kadriu, vlerëson se nuk është mirë që çdo vepër dhe çdo krim të kualifikohet si terrorizëm, pasi terrorizmi në ç’do shtet dhe në Maqedoni, konform kodit penal, i takon grepit të veprave të rënda të Shtetit dhe kundër Shtetit.

“Terrorizmi, sikurse definohet në kodin penal, është një akt i cili ka për qëllim cenimin, keqësimin e rendit kushtetues dhe sigurinë e Republikës, duke marrë parasysh se këto vepra tjera nuk kanë lidhje me rendin kushtetues, nuk kanë lidhje me sigurinë e Republikës, ato nuk mund të kualifikohen edhe si vepra të terrorizmit. Ato janë vepra penale natyrisht të kapitujve të veçanta të kodit penal dhe për ato vepra do të ketë dhe ka përgjegjësi gjithmonë”, deklaroi eksperti juridik, Osman Kadriu.

Analisti politik, Nano Ruzhin, vlerëson se edhe pas kaq kohësh, Maqedonia ende nuk ka arritur që t’i rregullojë marrëdhëniet ndëretnike.

“Maqedonia edhe më shumë ngjan në një shoqëri të ndarë, për fat të keq kjo që ndodhi është tragjedi e një familjeje, por megjithatë akti për vjedhje, por jo edhe kupabiliteti i të gjithë një etnikumi, në këtë rast i shqiptarëve. Kjo do të thotë se përgjegjësinë e mbajnë më shumë ata që udhëheqin me këtë shoqëri, që bëjnë shoqëri të ndara. Për shembull, unë do ta pyesja se ç’farë bëhet në trajtimin e këtyre dy marrëdhënieve etnike, a kemi ngjarje të përbashkëta mes shqiptarëve, maqedonasve e kështu me radhë, a kemi gara kulturore sociale të përbashkëta ose politikan”, u shpreh analisti politik, Nano Ruzhin.

Analistët po ashtu vlerësojnë se cilësimi i krimeve si akte terroriste,  keqësojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe te qytetarët krijojnë një bindje dhe frikë se në Maqedoni nuk ka siguri. (Mefail Ismaili, TVM2)