Maqedoni

Kërkesa e PPS-së, Vangellovski: çuditem, nuk janë ankuar deri tani

30.03.2017 19:16

Pas kërkesës së Janevës për ndërrimin e kreut të Supremes...

Pas kërkesës së Janevës për ndërrimin e kreut të Supremes, ka reaguar vetë Jovo Vangellovski.

“Më çudit fakti që PPS e dorëzon kërkesën tani kur në seancën e hapur panë që jam pjesë e Këshillit që duhet të merrte vendim për ndërprerjen e vendimit për masën e paraburgimit ndaj Sead Koçanit. Deri tani nuk kanë pasur asnjë vërejtje”,- komentoi Vangelovski.

Ai tha se ndaj kësaj kërkese, Gjykata Supreme do të vendosë njësoj si për çdo kërkesë tjetër, në pajtim me ligjin.