Maqedoni

Tusk vjen të hënën në Shkup, presidenca konfirmon takimin me Ivanovin

30.03.2017 19:38

Presidenca ka konfirmuar tashmë se Ivanov do të jetë nikoqir i presidentit të KE-së, Donald Tusk, i cili të hënën vjen në vizitë në Shkup...

Vizita e njeriut të parë të Komisionit Europian është pjesë e turit rajonal rreth krizës së refugjatëve dhe implementimi i zgjidhjeve europiane për këtë krizë, pas deklaratave të Ankarasë se do të ndërpresë marrëveshjen mes Turqisë dhe BE-së dhe do të hapë kufijtë për emigrantët.
 
Me Tusk sigurisht do të bisedohet edhe rreth krizës politike në Maqedoni, por edhe për rrugën euroatlantike të vendit dhe rajonit.
 
Është paralajmëruar edhe një pres-konferencë nga ana e zyrtarit të lartë të BE-së.