Thaçi: forcat e armatosura, me ndryshime kushtetuese
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese.
Thaçi ka nënvizuar se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtar, në veçanti ShBA-së dhe NATO-s.
Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës tha se asgjë nuk mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovë, meqë siç tha, është një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran.
