Botë
Siri, “Mburoja e Eufratit”, Turqia përmbyll operacionin ,71 ushtarë të vrarë
30.03.2017 20:51
Turqia njoftoi se operacioni “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë është përmbyllur me sukses...

Njoftimi u bë pas një mbledhjeje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që u kryesua nga vetë presidenti, Recep Tayyip Erdogan.
Operacioni i ushtrisë turke në veri të Sirisë, në mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane, në luftën kundër terroristëve të ISIS-it, kishte si qëllim pastrimin e kufirit turk nga terroristët.
Mediat turke raportojnë se në shtatë muajt e operacionit, Ushtria turke ka humbur 71 ushtarë në tokën siriane. Nuk është ende e qartë nëse Ushtria turke do të tërhiqet plotësisht nga veriu i Sirisë apo prezenca do të vijojë.
