Hauai, gjykata shtyn pezullimin e urdhrit të Trumpit
Një gjykatës federal amerikan në Hauai ka shtyrë pa afat pezullimin e urdhrit të ndalimit të udhëtimeve të presidentit, Donald Trump...

Vendimi i gjykatësit, Derrick Uatson, do të thotë që Trump nuk do të mund të nisë zbatimin e ligjit që ndalon shtetasit nga 6 vende myslimane të hyjnë në ShBA për sa kohë që ai diskutohet në gjykatë.
Trump thotë se urdhri ka si qëllim të ndalojë hyrjen e terroristëve në ShBA.
Por, gjykatësi Uatson, pasi dëgjoi argumentet e avokatëve të shtetit të Hauait dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë, e shtyu pa afat vendimin e mëhershëm të pezullimit.
Urdhri ekzekutiv i 6 marsit i presidentit, Donald Trump, ndalonte hyrjen në ShBA të shtetasve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.
Urdhri i parë i Trumpit përfshinte në listë edhe Irakun, por në urdhrin pasues ky vend u hoq, pasi, siç u argumentua, Qeveria irakiane ka përmirësuar kontrollin e vizave dhe ndarjen e të dhënave.
Trump është ankuar për një tejkalim të kompetencave nga gjykatat dhe ka premtuar se do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.
