Shënim i ditës së Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike

31.03.2017 10:13

Në kazermën "Srasho pinxhur" në Petrovec sot me solemnitet masive do të shënohet dita e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike.

Në kazermën "Srasho pinxhur" në Petrovec sot me solemnitet masive do të shënohet dita e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike.

"Ky është njësiti më i madh luftarak, në radhët e të cilëve ndodhen pjesëtarë të ARM-së nga më shumë gjini. Është i njohur për përvojat e deritanishme luftarake dhe pjesëmarrje në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak, aktivitetet e realizuara stërvitore dhe rezultatet e larta nga vlerësimi, por edhe ndihmën altruiste të cilën pjesëtarët e këtij njësiti ua japin qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, gjithmonë kur ka nevojë", kumtoi Armata e Republikës së Maqedonisë.

Ish-kandidatët e brigadave të para dhe të dyta të mekanizuara këmbësorike dhe gjeneralë në pension në solemnitetin ushtarak në kazermë do t'i njoftojnë të pranishmit me momentet e rëndësishme historike nga ekzistimin e brigadës.

"Dita e njësitit do të shënohet me program përkatës konform rregullave për protokoll ushtarak me shpallje të njësitit më të mirë nga përbërja e brigadës, parakalim solemn të njësiteve, si dhe fjala taktike-teknike, në të cilën vizitorët do të kenë mundësi të shohin një pjesë të instrumenteve dhe pajisjeve, me të cilat disponon brigada”, theksuan nga ARM.

Me këtë vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë për përcaktim të ditëve të njësiteve të ARM-së, për Ditën e Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike është caktuar 2 prilli - datë në të cilën ky njësit është transformuar në pajtim me këtë strukturë të re organizative-formative të ARM-së.