Konferencë për dialog social dhe marrëveshje kolektive
Përforcimi i dialogut social në nivel lokal dhe nacional, vendosja e infrastrukturës...

Përforcimi i dialogut social në nivel lokal dhe nacional, vendosja e infrastrukturës dhe nxitja e marrëveshjeve kolektive, si dhe vendosja e mekanizmit efikas për zgjidhje të qetë të kontesteve të punës, janë tre komponentet kryesore të Projektit "Avancimi i dialogut social", për të cilin sot në Shkup do të mbahet konferencë përfundimtare.
Në konferencë duhet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave partnere, të cilat kanë qenë të kyçura në realizimin e Projektit, mes të cilave nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë (OPM), Konferenca e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSM), Unioni i Sindikatave të pavarura dhe autonome dhe Biznes konfederata e Maqedonisë.
Projektin në dy e gjysmë vitet e kaluara e ka zbatuar Organizata ndërkombëtare e punës (ONP). Aktivitetet e realizuara në kuadër të këtij Projekti janë financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej rreth 1,3 milionë eurosh. (mia.mk)
