Dita e Gënjeshtrave, fëmijët e kopshteve vunë maskat e tyre
Me veshje të personazheve të tyre të preferuar, fëmijët e Kopshtit “Fidani”....

Me veshje të personazheve të tyre të preferuar, fëmijët e Kopshtit “Fidani” kanë shënuar Ditën e Gënjeshtrave dhe Maskave, njofton “TVM2”.
Më së shumti ata janë të inspiruar nga filmat vizatimorë, duke i imituar Njeriun merimangë, Elsën, Anën, zanat dhe shumë nga personazhet e tjerë të dashur për fëmijët.
“Si Spajdermeni...Unë jam i lumtur”,- u shpreh një fëmijë.
“Si Spajdermeni”,- tha një fëmijë.
“Si një zanë”,- theksoi një tjetër fëmijë.
“Kam dëshirë të bëhem polic”,- potencoi një fëmijë.
“Si Frozeni”,- theksoi një fëmijë.
“Si nuse. Po, kam gënjyer”,- tha një fëmijë.
“Si amerikan”,- potencoi një fëmijë tjetër.
“Si këngëtare, Hanën e kam gënjyer, i kam thënë është një aeroplan”,- u shpreh një fëmijë.
“Indian jam bërë”,- theksoi një fëmijë.
“Si mace”,- tha një fëmijë.
“Si flutur”,- potencoi një fëmijë.
Nuk janë mjaftuar vetëm me maskat, fëmijët kanë trilluar gënjeshtra të ëmbla duke bërë shaka me prindërit dhe miqtë e tyre.
“E kam gënjyer Hanën, i kam thënë një flutur qenka aty”,- tha një fëmijë.
“Mamin tim. I kam thënë që po fluturon atje një zog, pastaj unë i thash aprililili, ku të ka rënë mindili, te xhamia kuqe, ta kam gjet një nuse, te xhamia bardhë, ta kam gjet një djalë”,- theksoi një fëmijë.
“E kam gënjyer këtë shokun tim”,- u shpreh një fëmijë.
“Sot nuk kam gënjyer askënd”,- potencoi një fëmijë.
Fëmijët e dinë më mirë se të rriturit, se gënjeshtrat lejohen vetëm kur festohet 1 Prilli. Ata sot kanë përgatitur edhe programe me këngë e recitime për të treguar se në kopshtet e tyre mësojnë shumë dhe mësimi i parë është se në jetë duhet të thonë gjithnjë të vërtetën. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
