Konferencë kushtuar reformave në sistemin penal
Qëllimi i kësaj konference është këmbimi i përvojave të vendeve pjesëmarrëse nga rajoni........

Me qëllim të implemtimit efikas të Ligjit për Procedurë Penale, gjykatës, prokurorë publik, avokatë dhe përfaqësues nga Akademitë e vendeve rajonale, po marrin pjesë në konferencën "Reformat e sistemit penal në rajon”.
Qëllimi i kësaj konference është këmbimi i përvojave të vendeve pjesëmarrëse nga rajoni, praktikat më të mira nga implementimi i Ligjit të ri për Procedurë Penale, sfidat dhe trendet që paraqiten, si dhe ndryshimi ndaj formave adversive të procedurës penale. Institutet e parapara në Ligjin e ri për Procedurë Penale, të cilat synojnë efikasitet në procedurë, po hasin vështirësi të zbatimin në shtete që jo larg kanë miratuar këtë ligj.
“Zbatimi i kodit të procedurës penale në Kosovë, ka filluar vitin e kaluar, në maj të vitit 2013,vështirësitë kryesore janë në pjesët e Ligjit që janë të reja për ne, ato të cilat kanë të bëjnë me procedurën parapenale, procedurën e hetimeve dhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ndërsa risitë më të mëdha janë në shqyrtimin gjyqësor, pjesën hyrëse, fillimin e shqyrtimit të procesit gjyqësor, mënyrën e mbledhjes së provave, fjalët përfundimtare etj”, - deklaroi drejtori i Akademisë së Jurisprudencës në Kosovë, Lavdim Krasniqi.
“Njëmbëdhjetë vite nga miratimi, në fillim ishte më vështirë, vështirësi që nuk mund të them se nuk ekzistojnë edhe tani, por paditësve në Maqedoni dhe Kosovë u them që është procedurë shumë e thjeshtë, ekonomike dhe efikase”, u shpreh gjykatësja në Hercegovinë, Dijana Kajmakoviq.
"Sistemi i ri i procedurës penale është nën ndikim të trendeve moderne evropiane, veçanërisht instituteve të sistemit amerikan, ku vërehet rol i përforcuar i prokurorit publik, sigurimin e procedurë efikase penale përmes marrëveshjes për sanksione me garantimin e njëkohësishëm të të drejtave të njëjta të palëve në procedurë”, tha drejtoresha në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavel Shatev”, Aneta Arnaudova.
Konferenca dyditore u organizua në kuadër të bashkëpunimit të vendosur afatgjatë mes Akademisë për Gjykatë dhe Prokurorë, "Pavel Shatev" dhe Akademisë së Jurisprudencës në Kosovë.( Florije Kamberi, TVM2)
