Botë

Tenerife, fuqia e dallgës u merr jetën tre personave

31.03.2017 16:00

Dallgët e fuqishme në Santiago de Teide në Tenerife kanë marrë me vete tre persona...

Dy prej tyre kanë vdekur, ndërsa i treti ende konsiderohet si i zhdukur.

Pamja është filmuar nga disa njerëz që kalonin aty pranë, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të ndihmuar personat që po vdisnin.

Të vdekurit janë një e moshuar 72 vjeçare dhe një 35 vjeçar që u përpoq ta shpëtonte.

Ky i fundit ishte aty pranë me gruan e tij kur pa që e moshuara nuk po dilte dot nga uji.  

Pamjet tregojnë viktimën që rrëmbehet nga dallgët e që zhduket më pas mes ujërave.

Dallga u afrohet edhe dy personave të tjerë në mënyrë të frikshme, por ata arritën të mbahen mbas shkallëve.

Dëshmitarët tregojnë se uji u ngrit papritmas në mënyrë të frikshme deri në 4 metra lartësi, megjithëse edhe paraprakisht kishte erë dhe dallgë të mëdha në det.

Por, moti ishte i ngrohtë, megjithëse në zonë ka ndalesë për larje në det në këtë periudhë.

Viktimat ishin me pushime në një hotel aty pranë. Ekipet e shpëtimit ende përpiqen të gjejnë trupin e viktimës së tretë.