Migrantët, shqetësim për Maqedoninë dhe Europën

31.03.2017 16:35

Kriza me migrantët është një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Europa....

Kriza me migrantët është një nga çështjet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet Europa.

Kriza me migrantët vitin e kaluar preku edhe Maqedoninë, e cila ishte pjesë e Rutës Ballkanike nëpër të cilën kalonin migrantë nga Siria, Iraku, Afganistani, por edhe vendet e tjera. Ambasadori polak në Maqedoni, duke folur në konferencën në Shkup rreth kësaj teme, tha se nuk e mbështet idenë për rialokim të refugjatëve dhe emigrantëve.

“Në Europë ka krizë dhe duhet të diskutohet, shpresojmë se këta të rinj do të kontribuojnë rreth këtij diskusioni. Kriza e migrantëve është një ndër sfidat kryesore me të cilën ballafaqohet BE-ja. Qëndrimi i shteteve të Vishegradit është që të kujdesemi shumë, të diskutojmë dhe të shpalosim sfidat e ardhshme që të njëjtat t’i zgjedhim njëra pas tjetrës”,- deklaroi ambasadori i Polonisë në Maqedoni, Jacel Multanovski.

Një nga pjesëmarrëset në forum ishte edhe Ana Albot nga nisma "Marsh për Alepon", e cila filloi në Berlin, të cilës deri tani i janë bashkangjitur 3.000 njerëz nga 27 vende.

"Qëllimi ynë përmes këtij marshi paqësor është të shënojmë një problem, luftën në Siri, dhe të tentojmë t'i kuptojmë gjërat që ndodhin në terren, si dhe të tregojmë se të rinjtë të kenë kujdes për të gjithë atë që po ndodh në botë",- tha Ana Albot nga “Marsh për Alepon".

Në këtë forum morën pjesë 60 të rinj, hulumtues, gazetarë dhe aktivistë nga më shumë vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. (Gazmend Kurtishi, TVM2)