Helmimi i punëtorëve, “Lear”: Mbyllim fabrikën deri në zbardhjet e rastit
31.03.2017 17:39
Fabrika “Lear” tha se do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti me punëtorët e helmuar....

Fabrika “Lear” kumtoi se do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti me punëtorët e helmuar.
“Për kompaninë “Lear” asgjë nuk është më me rëndësi se sa shëndeti dhe mirëqenia e të punësuarve. Ne kemi kushte të shkëlqyeshme për shëndet dhe siguri në fabrikat tona. I ndjekim me kujdes instruksionet e autoriteteve shëndetësore lokale për ta hetuar këtë incident të izoluar. Fabrika do të jetë e mbyllur derisa nuk zgjidhet rasti dhe derisa nuk sigurohemi se nuk do të përsëritet”,- thuhet në kumtesën e kompanisë.
