Maqedoni
Kumanovë, hiqet flamuri maqedonas, vendoset ai shqiptar
31.03.2017 18:51
Sot rreth orës 16:30, dy të rinj kanë hequr flamurin maqedonas nga shtylla që gjendet në sheshin e qytetit të Kumanovës...

Sot rreth orës 16:30, dy të rinj kanë hequr flamurin maqedonas nga shtylla që gjendet në sheshin e qytetit të Kumanovës dhe në vend të tij kanë ngritur flamurin shqiptar.
Sipas dëshmitarëve okularë, këtë akt e kanë kryer dy të rinj, të cilët menjëherë janë arrestuar nga policia, ndërsa më pas është larguar nga shtylla edhe flamuri shqiptar.
Lidhur me këtë rast pritet informacion edhe nga MPB.
