Botë
Haley: ShBA-të nuk janë të fokusuara te largimi i Asadit
31.03.2017 19:32
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë më në largimin e presidentit të Sirisë...

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë më në largimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, si parakusht për zgjidhjen e luftës civile.
Haley tha se “tashmë prioritet i ShBA-ve nuk është të qëndrojmë atje dhe të fokusohemi në largimin e Assadit” dhe ka shtuar se “Uashingtoni nuk do të fokusohet në Assadin, siç ka bërë administrata e mëparshme” e presidentit, Barack Obama.
Më herët gjatë ditës së djeshme, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha se “e ardhmja e Assadit do të vendoset nga populli i Sirisë”.
Duke u përgjigjur ndaj komenteve amerikane, zëdhënësi opozitar sirian, Monzer Makhos, u tha gazetarëve në Gjenevë se “opozita kurrë nuk do ta pranojë çfarëdo roli për Bashar al-Assadin në asnjë fazë, nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin tonë”,- tha zëdhënësi i opozitës.
