Maqedoni

Ahmeti: Po analizohet tëlrheqja e minsitrave, zgedhjet e parakohëshme nuk janë zgjidhje

31.03.2017 21:09

Në rrethana kur seanca konstituive e kuvendit është e bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së...

Në rrethana kur seanca konstituive e kuvendit është e bllokuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, dhe si rrjedhojë është bllokuar edhe shpallja e zgjedhjeve lokale, ndërsa prej disa muajsh vendi udhëhiqet nga një qevreri teknike, BDI po shqyrton të gjitha mundësitë e daljes nga kriza duke mos përjashtuar edhe mundësinë e braktisjes së qeverisë teknike.
 
Pas mbledhjes së kryesisë qëndrore të kësaj partie lideri i integristëve, Ali Ahmeti tha se vendi ndodhet në një situatë që do kujdes dhe analizë të thellë, prandaj BDI do të konsultohet me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim, duke mos dashur ti kontribuojë thellimit të krizës.
 
”E kemi analizuar nga të gjitha aspektet tërheqjen e ministrave të BDI-së dhe të shohim se sa mund të kontribuojmë në zhbllokimin e situatës, sepse ka zëra që mund të jetë kontribut në drejtim të ç’bllokimit të situatës. Do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim. Argumentimet janë se tërheqja mund të prodhojë komplikim të situatës më shumë, por ka argumente se mund edhe ta ç’bllokojë situatën. Nuk mund të balancoj situatën. Nëse tërhiqet BDI-ja nga ekzekutivi dhe komplikohet situata athëerë ne nuk duam të jemi kontribues në këtë drejtim. Ne jemi për të ofruar zgjidhje”, shprehet kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Ahmeti njëherit vlerëson se zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse këto nuk do të thotë se Zgjedhjet sjellin zgjidhje më të mirë. 
 
“Nuk është zgjidhja më e mire vajtja në zgjedhje të parakohëshme. Kemi problem shum më të rëndësishme se zgjedhjet e parakohëshme, nuk do të thotë se ato ofrojnë zgjidhje më të mire”, shprehet kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Aktualisht nevoitet zgjidhje për tejkalimin e bllokadës për organizimin e zgjedhjeve lokale, pasi shum shpejtë skadon mandate i kryetarëve të komunave tha Ahmeti.
 
Për këtë qëllim kryesia qëndrore e BDI-së ka ngritur edhe një grup pune i cili do të shqyrtojë aspektin ligjor për tejkalimin e situates së krijuar me bllokimin e pushtetit lokal.
 
NAIM SINANI