Maqedoni

Filloi sezoni i biçikletave, zbatoni rregullat, për shëtitje pa gjoba

01.04.2017 12:28

1 prilli zakonisht shënon fillimin e sezonit të shëtitjes me bicikleta në kryeqendrën tonë...

Në këtë datë fillon edhe shërbimi i dhënies së bicikletave me qira. Por edhe shëtitja me bicikletë, ka rregulla ligjore, për të cilat ligji parashikon edhe dënime nga 50 deri në 250 euro, nëse nuk respektohen . Bicikletën në rrugë me makina, nuk mund ta vozisin fëmijë në moshën 10 vjec por edhe këta duhet të shoqërohen nga biciklistë të moshës mbi 16 vjecare.
 
Nëse ky regull nuk respektohet, prindërit e fëmijës dënohen me 250 euro gjobë. Shpejtësia e lejuar për biciklistët, është 25 km në orë. Në pjesën parësore, bicikleta duhet të ketë bojë të bardhë ndërsa në pjesën e pasme, dritë ose lentë reflektuese dhe katadiopterë në ngjyrë të verdhë ose portokalle, anash. 50 euro është gjoba nëse nuk I keni të njejtat.
 
50 euro është gjoba ndërkohë nëse vozisni me bicikletë në autostradë apo lentat e shpejta , po aq edhe nëse mbani kafshë në bicikletën tuaj. Fëmijën deri në 8 vjec, mund ta vozisni me bicikletën tuaj por vetëm nëse ajo ka karrike speciale në të kundërtën mund të merrni një gjobë prej 50 eurosh.
 
Ligji këshillon përdorimin e kapeleve mbrojtëse dhe jelek reflektues në kushte kur ka shikueshmëri të paktë në rrugë. Por këto nuk janë obligative pra nuk merrni gjobë nëse nuk I vini. Por ndonjëherë kapela mbrojtëse, mund t’ju shpëtojë jetën në raste aksidenti. Por sa I njohin këto rregulla ata që e përdorin bicikletën. 
 
Pranvera erdhi bashkë me të edhe dëshira për të vozitur me bicikletë në ajër të pastër. Por kujdes mbani mend rregullat sepse  është mirë kur shëtitja  përfudnon pa gjoba.