Maqedoni

Sheshi Iliria në Tetovë shëndrohet në vend parkim veturash, ankohen qytetarët

01.04.2017 13:56

Sheshi Iliria në Tetovë është shndërruar në vend parkim për disa qytetarë që e shfrytëzojnë këtë pjesë edhe pse është i ndaluar parkimi I veturave në shesh...

Afaristët e lokaleve në sheshin Iliria shprehen se kanë kërkuar nga komuna e Tetovës dhe nga Sektori I punëve të Brendshme në Tetovë të ndërmarrin masa por deri më tani kjo nuk ka ndodhë.
 
“Shikoni veturat pengojnë shumë në qendër, është si qendër sa e dimë ne edhe këmbësorët janë në rrezik, edhe krejt lokalet janë në rrezik, dhe për këtë duhet të merret masa adekuate dhe të konsultohen me ne që kemi lokale këtu. Kemi kërkuar edhe nga Komuna edhe nga policia mirëpo komuna nuk ka mirëkuptim me policin. Policia duhet të merë masa. Kemi pasur raste kurë ndihma e shpejtë është dashur të vij këtu por një orë ka pritur”...
 
“Shumë është problem, pengojnë por as kush nuk merë masa a kanë vendosur ndalesën atje por as kush nuk respekton dhe parkohen ku të duan. Polici as një herë nuk vinë, kemi problem ora 2-3 krejt vetura bëhet”...
 
“Për ne vërtet është keq se vinë I parkojnë veturat para lokaleve. Duhet të zgjidhet ky problem kështu nuk është mirë, ne I parkojmë vetë veturat edhe për ne është problem”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Sipas komunës së Tetovës të gjitha masat që është dashur të merren nga to janë marrë, por edhe pse kanë vendosur shenjën ku tregon se është Zonë këmbësorë por, siç duket nga pamjet e kamerës sonë këtë shenjë nuk e respekton as kush.
 
Nga ndërmarrja e parkingjeve në Tetovë shprehen se bashkëpunimi mes kësaj ndërmarrje dhe Sektorit të punëve të Brendshme në Tetovë nuk janë në nivelin e duhur dhe kërkojnë që edhe ato të dalin më shumë në teren.
 
“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Sektorin e punëve të brendshme në Tetovë, edhe pse na është premtuar gjithnjë përkrahja mirëpo e njëjta në teren është minimale d.m.th. punëtorët tonë nuk asistohen tek shërbimi I marimangës, në orarin e plotë tonin ka zyrtar policor vetëm tre ose katër orë të orarit ton punës na shoqëron”, tha Fejsal Beadini, drejtor në Ndërmarrjen Parkingjet.
 
Deri sa komuna e Tetovës dhe Sektori I punëve të brendshme në Tetovë sqarohen se kush duhet të merë masa për parandalimin e veturave që parkohen në Sheshin Iliria në Tetovë, ky shesh dita ditës po bllokohet nga vetura të parkuara, nga të cilat ka edhe me javë që nuk janë lëvizur fare nga sheshi I Tetovës.
 
VISAR SADIKI