Maqedoni

Ditët e hapura në UEJL, maturantët do të njihen me programet studimore

01.04.2017 14:53

Ditët e hapura në Universitetin e Evropës Juglindore kanë filluar sot me aktivitet të ndryshme dhe prezantime...

Maturantët nga vendi dhe rajoni do të kenë mundësi të njihen nga afër me programet studimore që i ofron ky Universitet.
 
Rektori I UEJL-së Zamir Dika u shpreh se kjo tani më është bërë traditë dhe këtë vit universiteti i UEJL-ës ofron edhe mundësi të nxënies së kompetencave profesionale, pasi është kërkesë edhe e punëdhënësve pasi kërkojnë që studentët të kenë kompetenca profesionale kurë ato kërkojnë punë.
 
“Programi është i ngjeshur fillon me një panair të gjuhëve duke pasur parasysh se UEJL si universitet i themeluar në bashkëpunim më ndërkombëtar, pa marrë parasysh i ofron një qasje të njohjes së gjuhës anglezë dhe gjuhëve të huaja. Gjithashtu këtë vit i njoftojmë edhe me mundësit e nxënies së kompetencave profesionale të studentëve, këtë mangësi të arsimit të lartë e kemi marrë nga studentët tanë dhe nga punëdhënësit të cilët kërkojnë që studentët tanë të kenë edhe kompetenca profesionale kur kërkojnë punë prandaj I njoftojmë ato më krijimin e praktikës, krijimin e lidershipit”, tha Zamir Dika, Rektor i UEJL-ës.
 
Përndryshe ditët e hapura në UEJL-ës do të jenë të hapura deri më katër prill. Të gjithë maturantët nga Maqedonia, Kosova, dhe Lugina e Preshevës do të kenë mundësin të njoftohen nga afër me programet studimore gjatë këtyre ditëve të hapura në UEJL.
 
VISAR SADIKI