Maqedoni
Familja Kodra: Në Ame, edhe varfëria e ka vështirë të jetojë
01.04.2017 16:36
Ne fshatin Ame jo larg qytetit te Dibres jeton familja Kodra ne nje realitet ku edhe shpresa duket nje deshire e tepert...

E fshehur pas nje shtegu te lodhur e gropa te mbushura, ne nje rrenoj qe pritet te shembet nga dita ne dite, jetojne ne varferi ekstreme, kater antaret e famijes Kodra.
Jeta e tyre eshte e mundimshe, ndersa kane humbur shpresat se dicka mund te ndryshoje. Ai kerkon nje pune qe ti mbaj gjalle frymen gruas dhe dy femijeve te tij, nuk na len te punojme, kemi ngelur duke e shtyre me zor shprehet kryefamiljari Kodra.
“Baba im me ka len jetim mua vrapo nga njera ane, vrapo nga tjetra nuk kam ku te shkoj e para , po ne jemi familje e madhe , po familja ime jane vendosur ne diber me qera jetojne , edhe ne kemi shpres se do dalim ose me qera ose ndonjerit tja mbajem shetpin.Ne jemi 6 vellezer edhe tre motra te gjithe e kemi jeten keshtu te rend te gjithe jemi njejte sa I perkete neve vellezerve , vetem qe motrat jane te martuara, te tjeret jane pa ngrene pa pire, punojn per 200 denare, shume eshte rend nuk kam cte bej me qe kjo eshte jetesa ime”, tha Zija Kodra.
Edhe zonja e shtepis Rudina , te cilen fati e solli nga Shupenza e Shqiprise thote fukaraja fukaran mer , ashtu kalova jeten ne shtepin time, ashtu po e vazhdoj dhe ketu .Derisa femijet e tjere bejne gjumin nje nje krevat te bukur dhe komod, Azreta 4 muajshe diten dhe naten e kalon ne kete djep që në të njëjtën kohë është edhe krevat por edhe shtrat për të pushuar, ndersa Endriti 3 vjecar detyrohet ta bej gjumin e mesdites ne dhome te ftohet meqe sipas nenes ne te njejten dhome ai e ngacmon te voglen. Gjendja e rëndë ekonomike në familjen Kodra ka bërë që katër anëtarët e familjes çdo ditë të jetës së tyre ta kalojnë vështirësi dhe në të shumtën e rasteve edhe me mungesë të ushqimit si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
“Valla shume keq, ndonjeher me iken gjini, nuk kam cfare te I jap, ai tjetri qan sepse edhe ai pin akoma qumshte, nuk kam cfare ti bej kushtet me te kjeqija nuk ka, nuk kam cte bej, me nje social nuk kalohet me social, drut ne vend qe ti shesim na marin, qe tash 6 kubik na moren policia, skemi valla shume keq, me vjen gjynaf per qeto femijet se per vete Keshtu e kam jeten qe tre vjet prej kurkam ardh”, tha Rudina Kodra.
Zija Kodra si ne bore e shi apo edhe ne kushte te temperaturave te ulta , peshkon dy ore rruge per te mbritur ne malin e Dibres qe te siguroj pak dru. Me njeren dore ai mban kuajte mos te permbysen nga pasha e rend sepse i ka te vetmen rreze per te siguruar kafshaten e gojes.
“Ashtu pak arita te bej, cdo dite shkoj ne ma , cdo dite. Menxi I shesim nuk na len ti qojm deri ne qyete, ketu nuk vin ti marin njerzit kane frik, me kete pune meremi, me kete e mbaj familjen , po policia mi marin drunjete, nje her mi moren 6 metra , kuajte te mi jane, tash e ka blere njerin, hajr bofte ky shoku qe per 120 euro ma dha”, tha Zija Kodra.
Izolimi harresa dhe skamja, jane shoqeruesit e vetem ne kete familje , ketu ora duket sikur ka mbetur ne vend dhe eshte ndalur ne mesin e ketyre familjareve mes dhimbjes te nje realiteti te pabesueshem ku edhe edhe varferia e ka veshtire te jetoje.
Për të nihmuar këtë familje lajmërohuni në 070-634-749.
HAMIDE IBRAHIMI
