Maqedoni

Terheqja e mundshme e BDI-së nga ekzekutivi, Maksuti: Qeveria e vjetër, ligjërisht është në largim; Selmani: Tërheqja, thikë me dy tehe

01.04.2017 17:59

Analistët politikë me qëndrime të ndara rreth nsimës së BDI-së për të shqyrtuar pjesëmarrjen në qerinë në largim...

Sipas profesorit universitar Mersin Maksuti, me shperbërjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve, qeveria e vjeter edhe ashtu konsiderohet qeveri në largim prandaj tërheqja e ministrave nuk krijon mundësi të reja për tejkailimin e ngërçit politik, aq më tepër kur ato dorëheqje nuk mund t’i konstatojë Kuvendi, i cili për tre muaj ka ngec në pikën e tretë të seancës konstituive.
 
“Dorëheqja eventuale e ministrave të BDI-së nga qeveria nuk paraqet ndonjë ndryshim esencial, pra efekti do të jetë i njejtë për arsye se Parlamenti nuk është tash në gjendje që të bëjë verifikimin e dorëheqjeve të ministrave dhe kjo dmth situate do të mbetet për sëri e njejtë, efekti do të je të po i njejtë dhe do të vazhdojë avazi i ngërçit politik, i cili është krijuar me rastin e formimit të institucioneve të Parlamentit dhe të qevrisë në RM”, tha Mersin Maksuti, profesor universitar.
 
Ndërkaq, profesori Bashkim Selmani thotë se tërheqja e ministrave nga ana e BDI-së edhe mund ta përshpejtojë daljen nga kriza, nëse nuk është skenar i koordinuar mes dy partnerëve të koalicionit qeverisës, por nuk përjashton as mundësinë që VMRO të merr në dorë edhe këto ministri dhe të vazhdojë betejën politike edhe më ashpër.
 
“Nëse BDI do të tërhiqte të gjithë ministrant dhe zv/ministrant, atëherë do të krijojnet një situatë me të cilën do të jetë shtytës I zgjidhjes së problemeve dhe do ta përshpejtojë mënyrën funsionale të ngërcit politik, në aspektin juridik dhe në aspektin politik. Nëdrsa në aspektin moral, varet se si do ta organizojnë, do të jetë mënyrë e suksesshme apo do të zhys në një krizë edhe më të thellë, për arsye se, duke e ditur qëndrimin e VMRO-së, VMRO, të njëjtët mund t’i zëvndësojë me maqedonas nga pala e saj dhe mund të vazhdojë në mënyrë akoma më agresive. Ose eventualisht nëse nuk ka ndonjë marrëveshje interne mes këtyre dy taboreve”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.
 
Një ditë më parë, kryesia e BDI-së ka shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së kuadrove të saj nga Qeveria teknike. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë analizuar të gjitha aspektet për tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim për të parë se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës. Para se të merr një vendim të prerë BDI do të konsultohet me të gjitha partitë dhe ekspertë të fushës.
 
SHPËTIM NUREDINI