SHPREHU

Shprehu: Keqardhje për vrasjen, dënim për vandalizmin

21.05.2014 20:04

Edhe Organizata Joqeveritare Shprehu nga komuna e Sarajit denon aktin e vrasjes se te riut si dhe vandalizmin dhe demin qe behen mbi pronat dhe banoret shqipetare te rethines…….

Edhe Organizata Joqeveritare Shprehu nga komuna e Sarajit denon aktin e vrasjes se te riut si dhe vandalizmin dhe demin qe behen mbi pronat dhe banoret shqipetare te rethines.

OJQ “SHPREHU”SARAJ, kerkon nga organet perkatese qe gjitha rastet kriminele, qofte vrasja e te riut apo vandalizmi ndaj shqipetareve te trajtohen pa dallime ne baze nacionale dhe ligji te mos anoj apo privilegjoj individ ose grupe te caktuara. E pershendesim nderhyrjen e organeve te policise ne parandalimin e eskalimit te metutjeshem te situates dhe apelojme gjithe popullaten e Maqedonise pa dallime etkine apo religjioze te mos marin pjese ne eskalimin e situates dhe mos lejojme politizimin e gjendjes se tanishme. Ne emer te popullates dhe sektorit civil te Komunes Saraj apelojme ndaj institucioneve te vendit, partive politike, shoqatave qytetare dhe sidomos ndaj faktorit te jashtem te japin kontributin e tyre ne parandalimin e eskalimit te situates, te denohen te gjitha  atktet kriminele si dhe te  ndihmohen te gjite qe kane pesuar deme materiale gjate akteve vandale, thuhet në reagimin e Shoqates Qytetare “SHPREHU” – Saraj. Për qetsi kanë apeluar edhe nga Shoqata e Kulturës Shqiptare në Maqedoni.