Maqedoni

Sistemi shëndetësor, LSDM: VMRO rrënon shëndetin e qytetarëve; VMRO: LSDM s’ka kredibilitet të flet për shëndetësi

01.04.2017 18:17

LSDM-ja në një konferencë për shtyp deklaroi se me rritjen e pagave kanë për qëllim të ndalojnë ikjen e mjekëve nga Maqedonia...

Ajo akuzoi VMRO- DPMNE-në se me bllokimin e Kuvendit, e rrënonë shëndetin e pacientëve. 
 
“Me blokimin e Kuvendit, deputetët e VMRO-DPMNE-së e rrënojnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët kanë nevojë për reforma urgjente dhe qeveri reformuese e cila do t’i shpërojë nga sistemi i dëmshëm shëndetësor dhe biznes interesat e vendosura nga Nikolla Todorov dhe Nikolla Gruevski”, tha Zllate Mehmedoviq, nga LSDM.
 
Ai gjithashtu tha se nuk do të mbyllen departamente në spitale dhe se pacientët nuk do të presin për operacione me muaj. Si masë për këtë ai tha se do të dyfishojnë pagat e mjekëve dhe punëtorëve, ndërsa pagat e specistëve sipas tij, do të jenë mbi 100 mijë denarë.
 
Ndërkohë, VMRO – DPMNE – ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së Zllate Mehmedoviq nga LSDM-ja i cili tha se partia në pushtet është fajtore për gjendjen e sistemit shëndetësor. Nga VMRO – DPMNE – ja thonë se LSDM-ja do të bëjë çdo gjë vetëm për ta defokusuar opinionin nga politikat e tyre anti-shtetërore dhe pranimin e Deklaratës së partive shqiptare.
 
“Çdo herë kur LSDM-ja nuk ka përgjigje për pyetjen se a do të largohet nga Deklarata e Tiranës dhe ridefinimi i shtetit, dërgon kumtesa dhe mban konferenca përplot me manipulime dhe konstruksione. LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flet për sistemin shëndetësor në Maqedoni. Kur LSDM-ja ishte në pushtet nuk lëvizi as gishtin dhe e la sistemin shëndetësor si të fundit i ranguar në Evropë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO- DPMNE-së.
 
Nga kjo parti përmendin disa projekte të cilat thonë se i kanë realizuar në sistemin shëndetësor dhe thonë se e kanë përmirësuar rangimin e shëndetësisë së Maqedonisë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI